Benzema thotë se nuk mund të krahasohet me Giroud

Karim Benzema në aspektin individual i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me klube me skuadrën e Real Madridit.

Francezi është sulmuesi i pa konkurrent te Reali, por është përjashtuar nga Kombëtarja e Francës para kampionatit Europian 2016.

Prej vitit 2016, te Franca qendërsulmues është Olivier Giroud i cili ka qenë startues i rregullt duke shkuar në finale të Euro 2016 dhe duke e fituar Kupën e Botës në vitin 2018.

Giroud, ka shënuar 39 gola në 93 ndeshje për Francën.

Kurse, Benzema 27 gola në 81 ndeshje për kampionët e botës.

Karim Benzema, ka folur për konkurrencën me Olivier Giroud, dukë thënë se sulmuesi i Chelseas nuk mund të krahasohet me të.

“ Nuk mund të përzini Formula 1 me karting, dhe unë po tregohem i sjellshëm në këtë. Unë e di se jam vet Formula 1.Funksionon pasi ai është aty, kjo është arsyeja e vetme. Nuk do të jetë spektakolare, ai nuk do të bëjë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por ka metodat e veta. Pos kësaj, a pëlqejnë të gjithë mënyrën se si luan ai? Këtë nuk e di”, ka thënë Benzema, për “El Mundo Deportivo”,