Benzema shkëlqen në fitoren e Realit

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 0-3 ndaj Cadizit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në La Liga.

Karim Benzema ka shkëlqyer në këtë ndeshje duke i shënuar dy gola dhe një asistim.

Francezi e hapi serinë e golave për 0-1 në minutën e 30’.

Për 0-2, shënoi mbrojtësi i krahut Odrizola në minutën e 33’ pas asistimit të Benzemas.

Për rezultatin 0-3 shënoi përsëri Benzema në minutën e 40.

Pas kësaj fitoreje Reali pozicionohet në vendin e parë me 70 pikë.

Ndërkaq, Cadizi në vendin e 13-të me 36 pikë.