Benzema i pandalshëm me Realin

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Athletic Bilbaos, ndeshje e vlefshme për xhiron e nëntë në La Liga.

Heroi i kësaj ndeshje ishte sulmuesi francez Karim Benzema i cili e shënoi golin e fitores në minutën e 40-të pas asistimit të Luka Mokdricit.

Ky ishte goli i 12-të për Benzeman në këtë sezon në La Liga.

Pas kësaj fitoreje Reali pozicionohet në vendin e parë me 36 pikë, shtatë pikë më shumë se Atletico Madridi.

Ndërsa, Bilbao mbetet në vendin e tetë me 20 pikë.