Benzema: “El Classico” është ndeshja më e mirë në botë

Real Madridi do të jetë nikoqir i Barcelonës të shtunën nga ora 21:00, ‘El Clasico’ që luhet në kuadër të xhiros së 30-të në La Liga.

Sulmuesi i Realit, Karim Benzema ka deklaruar se ‘El Clasico’ është ndeshja më e mirë në botë. Ai ka thënë se kjo ndeshje gjithmonë është e rëndësishme.

“El Clasico për mua është ndeshja më e mirë në botë, jo vetëm për mua por për të gjithë. Historia e të dyja ekipeve do të thotë se gjithmonë është ndeshje shumë e rëndësishme. Është ndeshje e vështirë kundër një ekipi që ka dëshirë ta mbajë topin. Por, edhe ne dëshirojmë që ta kemi atë nën pronësi. Mendoj se pjesa më e madhe e ndeshjes do të luhet në mes të fushës. Duhet të luajmë për fitore sepse është finale për ne. Ata e kanë Lionel Messin dhe ai është shumë i rëndësishëm për Barcelonën. Duhet të kemi kujdes nga ai sepse është shumë i rrezikshëm”, ka thënë Benzema.

Barcelona pozicionohet në vendin e dytë me 65 pikë, dy më shumë se Reali që është në vendin e dytë.

Fituesi i kësaj ndeshje do ta mbajë hapin në garë për titullin e kampionit.