Benzema dhe Vinicus Junior nuk e falin Sevillën

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Sevillës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në La Liga.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me golin e Rafa Mir në minutën e 32-të.

Karim Benzema i barazoi shifrat në minutën e 32-të duke e shfrytëzuar një top të kthyer.

Golin e fitores e shënoi Vinicius Junior në minutën e 87-të i cili shënoi një gol të bukur me një goditje të fortë nga distanca.

Pas kësa jfitoreje Reali pozicionohet në vendin e parë me 33 pikë, katër pikë më shumë se Atletiko Madridi që pozicionohet në vendin e dytë.

Kurse, Sevilla mbetet në vendin e katërt me 28 pikë.