Bennacer: Ibrahimovici dëshiron perfeksion në fushë

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer ka thurur lëvdata për sulmuesin veteran Zlatan Ibrahimovic.

Milani është duke bërë paraqitje të mira në Serie A, duke mos u mposhtur në 11 ndeshjet e fundit në kampionat, sukses i cili po i atribuohet sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic.

Për sulmuesin suedez ka folur mesfushori i kësaj skuadre Ismael Bennacer për “Sky Sport Italia”.

Algjeriani ka thënë se Ibra nuk dëshiron që ta humbasin topin shokët e skuadrës së tij duke kërkuar përfeksionin.

“Ai na ndihmon shumë. Më të këtu, ne dëshirojmë të bëjmë më shumë, dhe nuk dëshironi që ta humbasim topin. Ne duhet ta japim maksimumin, pasi ai është duke shikuar për përfeksion edhe nëse nuk e jepni, ai do të na vras. Ai e pëlqen këtë por është në rregull. Është në rregull kur na bërtet kur e bëjmë ndonjë gabim dhe nuk na thotë asgjë kur i bëjmë gjërat mirë”, ka treguar Bennacer.

Bennacer ka thënë se kjo është mënyra e vetme për tu bërë lojtar i nivelit të lartë.

“Kjo është se si mësoni dhe do të bëheni lojtar i nivelit të lartë”, ka thënë mesfushori algjerian.