Benfica kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve

Benfica ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Dinamos së Kievit, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Roman Yaremchuk shënoi për 1-0 në minutën e 16-të.

Për 2-0 shënoi mbrojtësi i krahut Gilberto në minutën e 22-të.

Pas kësaj fitoreje Benfica kualifikohet në fazën e eliminimit direkt me tetë pikë.

Portugezët ia panë hairin Bayernit, pasi gjermanët e mposhtën Barcelonën me rezultat 3-0 për ta dërguar në vendin e tretë.