Ben White zgjon interesimin e Arsenalit

Qendërmbrojtësi anglez Ben White, pritet të bëhet me skuadër të re në afatin kalimtar të verës.

23 vjeçari ka pasur paraqitje fantastike me Brightonin në sezonin 2020/2021, duke zgjuar interesimin e disa skuadra angleze.

Gazeta angleze “Mirror”, shkruan se Arsenali i ka hyrë garës për transferimin e Ben White.

Për Ben White kanë shfaqur interesim edhe skuadra si Liverpool, Tottenham dhe Manchester United.

Ben White është i ftuar me Kombëtaren e Anglisë për Kampionatin Europian “Euro 2020”, kurse vlera e tij në tregun e transferimeve vlerësohet rreth 50 milionë funta.