Belgjikë - Kosovë, kualifikimi në duart e Dardanëve

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll në konkurrencën e djemve ditën e nesërme do të përballet kundër Belgjikës në ndeshjen e fundit për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2023 që mbahet në Poloni dhe Suedi.

Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për Kosovën për vetë faktin se në rast të fitores kundër Belgjikës dhe në rast se në takimin tjetër të grupit në mes të Greqisë dhe Turqisë, shënon fitore Greqia, atëherë Dardanët do të sigurojnë vendin e dytë që i kualifikon për më tutje.

Të mërkurën Kosova shënoi fitore përballë Turqisë në Prishtinë me rezultat 26:24.

Pas pesë xhirove, në grupin e parë udhëheq Greqia me 10 pikë. Turqia është e dyta me 4 pikë, ndërsa Kosova e Belgjika i kanë nga 3 pikë.