Belgjika fiton me vështirësi ndaj Danimarkës

Belgjika ka shënuar fitore të vështirë me rezultat 2-1, ndaj Danimarkës, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në “Euro 2020”.

Danezët e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi me Yussuf Poulsenin në minutën e 2’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për Danimarkën.

Trajner i Belgjikës në pjesën e dytë inkaudroi në lojë Kevin De Bruyne i cili e ndryshoi lojën e belgëve për të mirë.

De Bruyne bëri një super asistim në minutën e 55’ të cilin e shndërroi në gol Thorgan Hazard.

Eden Hazard asistoi te De Bruyne në minutën e 70’ i cili shënoi një gol të bukur.

Pas kësaj fitoreje Belgjika pozicionohet në vendin e parë me gjashtë pikë.

Kurse, Danimarka në vendin e fundit me zero pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Belgjiken e pret punë e lehtë ndaj Finlandës.

Kurse, Danimarka do të luajë ndaj Rusisë.

Pas kësaj fitoreje Belgjika kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në “Euro 2020”.