Belgjika fiton me lehtësi ndaj Rusisë

Belgjika ka shënuar fitore me rezultat të thellë 3-0, ndaj Rusisë, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Kampionatin Europian “Euro 2020”.

Romelu Lukaku e hapi serinë e golave duke shënuar për 1-0, në minutën e 10’.

Thomas Munier e dyfishoi epërsinë në minutën e 34’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Për 3-0, shënoi Lukaku në minutën e 88’ për ta vulosur fitoren e belgëve.

Në ndeshjen e ardhshme Belgjika do të përballet me Danimarkën.

Kurse, Rusia me Finlandën.