Belgjika fiton me lehtësi ndaj Kazakistanit (VIDEO)

Belgjika ka shënuar fitore të lehtë ndaj Kazakistanit me rezultat 2-0, e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2020”.

Golat për belgët i shënuan Batshuayi në minutën e 21’ dhe Meunier në minutën e 53’.

Belgjika pozicionohet në vendin e parë me 28 pikë nga tetë ndeshje.

Tashmë belgët e kanë siguruar kualifikimin për “Euro 2020“.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.