Bëhet e ditur se kur do të debutojë Ralf Ragnick me Manchester Unitedin

Manchester United momentalisht po udhëhiqet nga ish – lojtari i tyre, Michael Carrik pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Por disa ditë më parë, Manchester United zyrtarizoi Ralf Ragnick në krye të klubit.

Ndeshja e parë që Ralf Ragnick do të jetë në krye të “Djajve të kuq” do të jetë përballja që United do të zhvillojë kundër Crystal Palace të dielën me 5 dhjetor njofton goal.com

Konferenca e parë zyrtare për shtyp e Rangnick si trajner i Manchester United do të zhvillohet të premten më 3 dhjetor.

Duke supozuar se ndeshja e parë e Rangnick është kundër Palace, ai më pas do të marrë drejtimin e ndeshjes së tij të parë në Ligën e Kampionëve si trajner – dhe ndeshjen e dytë në përgjithësi – në përballjen kundër  Young Boys të mërkurën më 8 dhjetor.