Behar Maliqi largohet nga Llapi

Mesfushori i njohur kosovar, Behar Maliqi është larguar nga skuadra e Llapit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet mesfushori Maliqi përmes Facebookut.

“Ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF Llapi.
Falënderoi kryesinë, të gjithë̈ trajnerët, dhe bashkëlojtarët. Një falënderim i veçantë̈ shkon për tifozët e KF Llapit, për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Maliqi.

Behar Maliqi iu ishte bashkuar Llapit në vitin 2018 nga Feronikeli, duke qëndruar për dy sezone te skuadra llapjane.