Begovic: Kam ardhur te Milani për ta ndihmuar ekipin

Milan tashmë është përforcuar me portierin boshnjak, Asmir Begovic, nga skuadra angleze Bornemouth.

Begovic do të jetë pjesë e Milanit deri në verën e vitit 2020.

32 vjeçari, ka thënë se është nder të jetë pjesë e Milanit, ai ka thënë se ka ardhur ta jap më të mirën për këtë ekip.

“Është një nder për mua të jem këtu, pjesë e një klubi të mbushur me histori të lavdishme. Ditët e para këtu kanë qenë fantastike. Dua të rikthej Milanin në endet e larta. Unë kam ardhur këtu të jap më të mirën time dhe për të ndihmuar ekipin”, tha Begovic fillimisht.

Asmir Begovic, ka thënë se Donnarumma është njëri portierve më të mirë dhe e ka pritur mirë te Milani.

“Donnarumma është ndër portierët më të fortë dhe më ka dhuruar një mirëseardhje të ngrohtë. Siç e thashë, është ndër portierët më të mirë në botë. Mund ta ndihmoj atë me eksperiencën time të rritet më shumë, ta shtyj atë për të bërë edhe më mirë”, u shpreh Begovic.

Begovcic ka ardh si zëvendësues i Pepe Reinas te Milani, i cili u largua në drejtim të Aston Villas.