BBC: Të gjitha klubet angleze vendosin heqin dorë nga pjesëmarrja në Superligën Europiane

Të gjitha klubet angleze kanë vendosur të heqin dorë nga projekti i Supërligës Europiane.

Manchester City zyrtarisht ka njoftuar se ka marrë vendim që të tërhiqet nga ky projekt.

Chelsea po ashtu është raportuar se do ta ndjek këtë rrugë.

BBC ka raportuar se edhe klubet tjera angleze, Manchester United, Liverpool, Arsenal, dhe Tottenham do të tërhiqen.

Federata e Futbollit të Anglisë përmes një komunikate ka përshendetur vendimin e klubeve angleze për t’u tërhequr nga iniciativa për Superligën Europiane.