Bayerni po e ‘shkel’ Lazion

Bayerni e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-3, ndaj Lazios, ndeshje e vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Robert Lewandowski shënoi për 0-1, në minutën e 9’ duke e shfrytëzuar gabimin e Musacchios.

Për 0-2, shënoi 17 vjeçari Musiala në minutën e 24’.

Sane shënoi për 0-3, në minutën e 42’ për t’i dhënë fund çështjes së fituesit.