Bayerni mposht Leverkusenin dhe fiton Kupën e Gjermanisë

Bayern Munchen ka fituar me lehtësi në finalen e Kupës së Gjermanisë e njohur si “DFB Pokal”, me rezutlat 4-2, ndaj Bayer Leverkusenit.

Bavarezët e kanë fituar Kupën e Gjermanisë për herë të 20-të në histori të klubit.

David Alaba shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 16’ për t’i kaluar bavarezët ne epërsi.

Gnarby e dyfishoi epërsinë në minutën e 24’ pas asistimit të Joshua Kimmichit.

Pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e trefishoi epërsinë me golin e Robert Lewandowskit pas asistimit të portierit Manuel Neuer.

Leverkuseni e ngushtoi epërsinë në minutën e 63’ me Benderin.

Robert Lewandowski shënoi në minutën e 89’ për 4-1.

Bayer Leverkuseni e shënoi edhe golin e dytë në fundin e ndeshjen ke Kai Havertzin nga penalltia.

Kujtojmë se Bayerni në këtë sezon e ka fituar Bundesligën për herë të 30-të në histori të klubit dhe për të tetën herë radhazi.