Bayerni kampion për të tetën herë radhazi

Bayern Munchen edhe zyrtarisht ka siguruar titullin e 30-të dhe të tetin radhazi në Bundesligë, pas fitores ndaj Werder Bremenit me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 32-të në Bundesligë.

Golin e vetëm në fitoren e bavarezëve e shënoi Robert Lewandowski në minutën e 43’ pas asistimit të Boatengit.

Për Werderin, Milot Rashica në këtë ndeshje luajti për 62 minuta.

Bayerni është shpallur kampion në Bundesligë dy javë para përfundimit të kampionatit.

Po ashtu në këtë ndeshje Alphonso Davies i Bayernit është bërë lojtari më i shpejtë në histori të Bundesligës.

Për ironi, Davies u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 79’.