Bayerni fiton pa problem ndaj Arminia Bielefeldit

Bayern Munchen ka shënuar fitore të thellë me rezultat 1-4, ndaj Bielefeldit, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.

Thomas Muller e hapi serinë e golave në minutën 8’ duke shënuar për 0-1.

Robert Lewandowski shënoi për 0-2, në minutën e 26’.

Ishte përsëri sulmuesi polak që e trefishoi epërsinë në fundin e pjesës së parë.

Sulmuesi gjerman Thomas Muller shënoi për 0-4, në minutën e 51’.

Vendasit e shënuan golin e nderit në minutën e 58’.

Bavarezët mbeten me një lojtar më pak, pasi Tolisso u ndëshkua me të kuq në minutën e 76’.

Pas kësaj fitoreje Bayerni pozicionohet në vendin e dytë me nëntë pikë.