Bayerni fiton ndaj Freirburgut, Lewandowski i pandalshëm

Bayern Munchen ka vazhduar me fitore përkundër se e ka siguruar titullin e 30-të në Bundesligë në xhiron e kaluar.

Bavarezët e kanë mposhtur Freiburgun me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 33-të.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Roberto Lewandowski duke shënuar dy gola dhe një asistim.

Joshua Kimmich e hapi serinë e golave në minutën e 15’ pas asismit të Lewas.

Sulmuesi polak e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 24’.

Lucas Holer i Freiburgut shënoi në minutën e 33’ duke e ngushtuar epërsinë e Bayernit.

Në minutën e 37’ Robert Lewandowski shënoi për 3-1.

Ky ishte goli i 33-të në këtë sezon i Lewnadowskit duke u bërë golashënuesi më i mirë në Bundesligë në këtë sezon, pasi në vendin e dytë është Timo Werner.

Pas kësaj fitoreje Bayern Munchen mbetet në vendin e parë me 79 pikë.