Bayerni fiton me vështirësi ndaj Augsburgut

Bayern Munchen kah shënuar fitore me rezultat 0-1, ndaj Augsburgut në kuadër të xhiros së 17-të në Bundesligë.

Robert Lewandowski shënoi për 0-1, në minutën e 13’ nga penalltia.

Vendasit kishin mundësi që ta barazonin rezultatin në minutën e 76’ me Finnbogasonin i cili e humbi penalltinë.

Pas kësaj fitoreje Bayerni pozicionohet në vendin e parë me 39 pikë.

Kurse, Augsburgu në vendin e 12-të me 19 pikë.