
Bayerni fiton me lehtësi ndaj Lazios
23.2.2021 - 22:57
Bayern Munchen ka shënuar fitore me rezultat 1-4, ndaj Lazios në kuadër të xhiros së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Gjermanët pothuajse a kane siguruar çerekfinalen pas fitores së sotme, pasi ndeshja kthyese do të luhet vetëm për formalitet.
Leëandoëski shënoi për 0-1, në minutën e 9’, pas gabimit të Musacchios.
Mesfushori 17 vjeçar Jamal Musiala shënoi për 0-2 në minutën e 24’.
Për 0-3 shënoi Sane në minutën e 52’.
Acerbi shënoi autogol për rezultatin 0-4.
Correa shënoi golin e nderit për italianët.
Vedat Muriqi nuk u inkuadrua në lojë duke qëndruar në bankën rezervë.
🌟 #UCL-Auswärtssieg🌟
♦ #LAZFCB | 1:4 ♦ pic.twitter.com/rWx8AyFllL
— 🏆🏆🏆 FC Bayern 🏆🏆🏆 (@FCBayern) February 23, 2021