Bayerni e ‘shkel’ Dusseldorfin e Valon Berishës

Bayern Munchen ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Fortuna Dusseldorfit me rezultat 5-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Bundesligë.

Matthias Jorgensen shënoi autogol për ta hapur serinë e golave për vendasit.

Në minutën e 29’ Benjamin Pavard shënoi me kokë pas asistimit të Joshua Kimmichit.

Robert Lewandowski i dha fund çështjes së fituesit duke shënuar dy gola në minutat 43’ dhe 50’ për rezultatin 5-0.

Alphonso Davies në minutën e 52’ e përmbylli rezultatin duke shënuar për 5-0.

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 57’ për Fortunën.

Pas kësaj fitoreje Bayern Munchen pozicionohet në vendin e parë me 67 pikë, 10 pikë më shumë se Dortmundi që pozicionohet në vendin e dytë.

Kurse Fortuna Dusseldorf mbetet në vendin e 16-të me 27 pikë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!