Bayerni e mposht Barcelonën me lehtësi në “Camp Nou”

Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 0-3 ndaj Barcelonës, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Thomas Muller e hapi serinë e golave për mysafirët në minutën e 33’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Robert Lewandowski shënoi për 0-2 në minutën e 56’ pas një topi të kthyer pas goditjes së Musialës.

Për rezultatin përfundimtar 0-3 shënoi përsëri sulmuesi polak në minutën e 85’.

Ne ndeshjen e ardhshme Bayerni luan ndaj Dinamos së Kievit, kurse Barcelona ndaj Benficës.