Bayerni e mbyll sezonin me fitore spektakulare

Bayern Munchen e ka mbyllur sezonin në stilin e kampionit duke dhënë spektakël, pasi ka mposhtur Augsburgun me rezultat të thellë 5-2.

Gouëeleeuë shënoi autogol për ta kaluar Bayernin në epërsi.

Serge Gnarby e dyfishoi epërsinë në minutën e 23’.

Caligiuri i mysafirëve e humbi penalltinë në minutën e 25’.

Joshua Kimmich shënoi një supergol në minutën e 33’ për 3-0.

Kingsley Coman shënoi për 4-0.

Mysafirët i shënuan dy gola të shpejtë në minutat 67’ dhe 72’ me Hahnin dhe Niederlchnerin.

Robert Lewandowski shënoi për 5-2, duke e shënuar golin e 41-të në këtë sezon në Bundesligë.

Jergome Boateng, Javi Martinez dhe David Alaba e luajtën ndeshjen e tyre të fundit me Bayernin pasi do të largohen nga skuadra gjermane.

Bayerni e mbyll sezonin me 78 pikë si kampion i sezonit 2020/2021 në Bundesligë.