Bayerni e mbyll sezonin me fitore dhe e feston titullin e kampionit

Bayern Munchen e ka mbyllur sezonin 2019/2020 me fitore duke e mposhtur Wolfsburgun me rezultat 4-0.

Kingsley Coman i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 4’.

Për 2-0, shënoi mesfushori francez Cuisance.

Robert Lewandowski shënoi në minutën e 72’, për rezultatin 3-0.

Për 4-0, u përkujdes Thomas Muller duke shënuar në minutën e 79’.

Bayern Munchen e mbyll sezonin 2019/2020 si kampion i Bundesligës me 82 pikë.

Bavarezët sot e kanë festuar titullin e 30-të në Bundesligë dhe të tetin radhazi.