Bayerni e demolon Kolnin

Bayerni ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-1, ndaj Kolnit, në kuadër të xhiros së 23-të në Bundesligë.

Choupo – Moting i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 18’.

Për 2-0, shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski në minutën e 33’.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë në minutën e 49’ me Skhirin.

Për 3-1, shënoi përsëri Lewandowski në minutën e 65’.

Serge Gnarby i shënoi dy gola të shpejtë në minutat 82’ dhe 86’ për rezultatin përfundimtar 5-1.

Pas kësaj fitoreje Bayerni mbetet në vendin e parë me 52 pikë.

Ndërkaq, Kolni në vendin e 14-të me 21 pikë.