Bayern – PSG, mbyllet pjesa e parë me tre gola të shënuar

Paris Saint –Germain po e mposht Bayernin me rezultat 1-2, në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Kylian Mbappe i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 3’ pas asistimit të Neymarit.

Për 0-2, shënoi mbrojtësi brazilian Marquinhos në minutën e 28’ pas një asistimi të bukur nga Neymar.

Bayerni e ngushtoi epërsinë në minutën e 37’ me Choupo Motingun i cili shënoi me kokë.