Bayern – PSG, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Bayern Munchen – Paris Saint –Germain, që luhet në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Bayerni do të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Choupo – Moting do të luajë në qendër të sulmit i mbështetur nga Coman, Muller dhe Sane.

Po ashtu edhe Parisi do të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Mbappe do të jetë në qendër të sulmit i mbështetur nga Di Maria, Neymar dhe Draxler.

Bayern – Paris Saint-Germain luhet nga ora 21:00.