Bayern Munich fiton ndaj Crvena Zvezdas (VIDEO)

Bayern Munich ka fituar me lehtësi ndaj ekipit serb Crvena Zvezdas, me rezultat 3-0, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Coman e kaloi Bayernin në epërsi në minutën e 34’ pas asistimit të Perisicit.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve 1-0.

Në pjesën e dytë bavarezët i shënuan edh dy gola.

Lewandowski në minutën e 80’ shënoi për rezultatin 2-0.

Për rezultatin 3-0, shënoi Muller në fund të takimit.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.