Bayern-Barcelona mund të luhet pa praninë e tifozëve

Ndeshja e Ligës së Kampionëve midis Bayern dhe Barcelonës mund të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të masave anti-COVID-19.

Kjo është konfirmuar edhe nga ana e presidentit të Bavarisë, Markus Soder, raporton medium football-espana.

“Nuk do të ketë tifozë në ndeshjet në shtetin gjerman për një të ardhme të parashikueshme për shkak të shqetësimeve nga Coronavirusi”, është shprehur Soder.

Bayern tashmë ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve ndërsa Barcelona duhet pikërisht në ndeshjen kundër Bayern të shënoi fitore nëse dëshiron që të kualifikohet për më tutje.

Bayern Munich dhe Barcelona gjendet në grupin E dhe pas pesë ndeshjeve të zhvilluara Bayern ka arritur që të grumbullojë 15 pikë ndërsa Barcelona gjendet në pozitën e dytë me 7 pikë të grumbulluara.

Ndeshja midis Bayern Munich dhe Barcelonës zhvillohet javën e ardhshme me 8 dhjetor.

Në ndeshjen e parë Bayern kishte mposhtur në Camp Nou, Barcelonën me rezultat 3:0.

Bayerni e mposht Barcelonën me lehtësi në “Camp Nou”