Bayer Leverkusen e mposht Lokomotivën në Moskë (VIDEO)

Bayer Leverkusen ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Lokomotivës së Moskës, me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 11’ me autogolin e Zhemaletdinovit.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Sven Bender në minutën e 54’.

Pas kësaj fitoreje Bayer Leverkusen pozicionohet në vendin e tretë me gjashtë pikë, në grupin D, duke i rritur shpresat për kalimin e grupit në fazën e 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.