Batatina: Referimi në këtë sezon është skandaloz

Llapi ka pësuar humbjen e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

Kësaj radhe llapjanët u mposhtën nga Drita, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan me rezultat 0:2, me dy golat e shënuar nga Haxhimusa dhe Vucaj.

Ndërsa pas ndeshjes, trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina u ankua në referim duke e cilësuar si më skandalozin që nga pas lufta, shkruan RTK.

“Po shihet hapur që u dëmtuam që nga fillimi i ndeshjes, na u anulua një gol i pastër, shpresoj të përfundon kampionati mirë së njerëzit që investojnë me këso referime janë të lodhur, jo vetëm Llapi por edhe disa skuadra tjera, njerëzit që janë në krye të federatës duhet t’i analizojnë gjërat mirë”, ka deklaruar Batatina pas ndeshjes.

Llapi javën e ardhshme do të ndeshet me Flamurtarin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.