Batatina pas humbjes ndaj Gjilanit: Gjyqtari bëri disa gabime, me qëllim apo pa qëllim nuk e di

Llapi e ka nisur sezonin me humbje duke u mposhtur nga Gjilani me rezultat 0-1, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Batatina ka thënë se e ka ditur se e pret ndeshje e vështirë ndaj Gjilanit.

“E kemi ditur që na pret një ndeshje e vështirë sepse ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira, ku asnjëherë skuadra nuk e tregon atë që mund ta tregojë”, ka thënë Tahir Batatina.

Trajneri i Llapit ka thënë se nga pakujdesia e humbën ndeshjen e sotme.

“Ne patëm disa raste në pjesën e parë, ku mund ta mbyllnim ndeshjen. Një pakujdesi na kushtoi në pjesën e dytë dhe humbëm takimin. Ky është futboll dhe sigurisht që ndodh”, deklaroi Batatina për Art Sport.

Tahir Batatina i ka akuzuar gjyqtarët se po bëjnë gabime.

“Mendoj që avazi i vjetër i gjyqtarëve po përsëritet sërish. Gjyqtari bëri disa gabime. Me qëllim apo pa qëllim nuk e di, mbetet të vlerësohen”, shtoi Batatina.