Batatina: Jemi të sulmuar në Suharekë, ndeshja është dashur të ndërpehet

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë i pakënaqur nga kushtet e lojës në Suharakë.

Llapi pësoi humbje me rezultat 2-0 nga Ballkani, ndeshje e vlefshme e xhiros së pestë.

Pjesa e dytë filloi me 30 vonesë për shkak të largimit të tifozëve nga shkallët e stadiumit.

Tahir Batatina ka thënë se kjo ndeshje nuk është dashur të zhvillohet për shkak të kushteve jo të mira për lojë.

“Së pari në këto kushte nuk është dashur të zhvillohet ndeshja, me gjithë këta tifozë, me gjithë këto ndërprerje dhe sharje e ofendime gjatë gjithë takimit. Kjo sjellje nuk i ka hije as Kosovës dhe as Suharekës.Ofendimet e tyre tregojnë organizimin e klubit dhe respektin e tyre. Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje është dashur të mos e zhvillojë këtë takim. Gjatë tërë ndeshjes ka pasur hedhje të gjësendeve të forta, por ndeshja nuk u ndërpre.Sa i përket ndeshjes e kemi dominuar gjatë gjithë kohës, por kemi pësuar dy gola nga gabimet tona”, deklaroi Batatina.

Ballkani triumfon ndaj Llapit falë golave të Ermal Krasniqit