Batatina: E dominuan Prishtinën, nëse luajmë kështu nuk do të na mungojnë rezultatet

Llapi ka vazhduar me paraqitje të dobëta duke u mposhtur në shtëpi të vet nga Prishtina me rezultat 0-2, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, Tahir Batatina ka thënë se e dominuan Prishtinën në pjesën e parë.

Batatina ka thënë se Prishtina i realizuan golat nga dy gjysmë raste.

“Ishte një ndeshje e vështirë për ne. Dominuam në pjesën e parë. Kur nuk shënon është vështirë të fitosh. Kishim raste edhe në pjesën e dytë, pranuam dy gola të lehtë që nuk është dashur t’i pranojmë. U dënuam nga dy gjysmë raste. Kur nuk shënon e pëson. Duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës. Nëse luajmë kështu nuk do të na mungojnë rezultatet”, ka thënë Batatina për ‘Art Sport’.

Llapi pas kësaj humbje pozicionohet në vendin e parafundit me vetëm 8 pikë, vend i cili e dërgon në Ligën e Parë.