Basketbollistja kosovare transferohet te skuadra amerikane

Basketbollistja Astera Tuhina prej sezonit 2022\23 do të jetë pjesë e Washington State Cogars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në NCAA në divizionin 1.

Tuhina do të vazhdojë që të paraqitet për skuadrën spanjolle Deportivo Promete në kuadër të superligës spanjolle para së të transferohet në SHBA thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Lidhur më këtë ka folur edhe trajnerja e Washington State, e cila është shprehur e lumtur e nënshkrimin e basketbollistes me prejardhje nga Kosova.

“Ajo ka pasion, këmbëngulje, ashpërsi dhe një përpjekje të pamëshirshme për të bërë gjithçka që duhet që ekipi i saj të ketë sukses. Ajo mund të gjuajë për 3 pikë dhe ajo është shumë kreative në lëvizjet e saj drejt koshit. Energjia me të cilën luan Astera është ngjitëse dhe tifozët tanë do ta pëlqejnë sa fort luan. Jemi të emocionuar që kemi fituar besimin e Asterës dhe familjes së saj” është shprehur trajneria e klubit.

Astera është 17 vjeçare. Ajo ka debutuar edhe për përfaqësuesen e Kosovës A, gjatë sezonit veror ishte pjesë e Kosovës U-20.