Basketboll: Zgjidhen anëtarët dhe kryetari i bordit të Ligës Unike

Gjatë ditës së sotme në zyret e Federatës së Basketbollit të Shqipërisë, në Tiranë është mbajtur takimi i parë i bordit drejtues të Ligës Unike.

FBK ka njoftuar se anëtarët e bordit drejtues të Ligës Unike janë: Shaqir Totaj, Edmond Biqoku, Elvira Dushku, Korab Llazani, derisa kryetar është zgjedhur Ilir Trebicka.

Drejtor i Ligës është zgjedhur Dren Zatriqi, sekretar teknik Fidan Hamiti, kurse zyrtar i marketingut do të jetë Dren Hasangjekaj, ndërkaq zyrtare e financave Nadire Kajashi.

Ndërkohë, sonte në mbrëmje, nga ora 19:00 edhe zyrtarisht do të nënshkruhet marrëveshja për formimin e Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, në praninë e Besa Shahinit, ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Vlora Dumoshi, ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes do të jetë edhe presidenti i FIBA Europës, Turgay Demirel.