Basketboll: Ylli triumfon ndaj Ponte Prizrenit

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore si mysafir ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 95-99, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë i takoi mysafirëve të cilët e fituan me rezultat 24-26.

Lojë shumë interesante u zhvillua edhe në periudhën e dytë, me shumë kthesa. Mysafirët kishin deri në nëntë pikë epërsi, 33-42, por vendasit të udhëhequr nga Paige rikthehen sërish, derisa pjesa e parë përfundon 53-54. Paige realizoi 23 pikë në pjesën e parë apo 7/7 për tri pikë.

Çereku i tretë u mbyll me epërsinë 76-80 për Yllin.

10 minutat e fundit ishin vendimtar për çështjen e fituesit, duke bërë që Ylli të triumfoj me rezultat 95-99.

Te Ponte Prizreni u dalluan Jeremiah Paige me 29 pikë dhe Divine Myles e Arti Hajdari me nga 20 sosh, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 24 pikë e tetë asistime, Mitchell Ëilbekin me 21 pikë dhe Elyjah Clark me 19.

Ponte Prizreni ka dhjetë fitore dhe pesë humbje, kurse Golden Eagle Ylli nëntë fitore dhe gjashtë humbje.