Basketboll: Ylli triumfon ndaj Pejës

Golden Eagle Ylli e ka nisur vitin me fitore duke e mposhtur Pejën me rezultat 89-73, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë i takoi vendasve duke e fituar me rezultat 20-14.

10 minutëshi i dytë ishte më i barabartë duke u mbyllur me rezultatin 20-19.

Në çerekun e tretë më të mirë u treguan pejanët duke fituar me rezultat 16-23, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56-56.

Suharekasifituar t në 10 minutëshin e fundit u treguan më të vëmendshëm duke triumfuar me rezultat 33-17, për ta mbyllur ndeshjen me fitore 89-72.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Cody John me 27 pikë e gjashtë asistime, Valon Bunjaku me 22 pikë, katër kërcime e pesë asistime dhe Samir Zekiqi me 16 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, derisa te Peja u dalluan Robert Cartëright me 26 pikë e pesë asistime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 13 kërcime.

Tani të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe pesë humbje.