Basketboll: Ylli triumfon ndaj Bashkimit

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore me rezultat 96-73, ndaj Bashkimit në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

10 minutëshi i parë i takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 25-19.

Mysafirët u këndellën në çerekun e dytë duke shkuar në pushim me epërsi prej një pikë 46-47.

Suharekasit e filluan fuqishëm pjesën e dytë duke e fituar me rezultat 23-16, duke treguar rezultatin në semafor pas 30 minutave 69-63.

Çereku i fundit i takoi në tërësi Yllit duke fituar27-10, për të triumfuar në fund me rezultat 96-73.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Mitchell Wilbekin me 25 pikë e gjashtë asistime dhe Samir Zekiqi me 23 pikë e shtatë kërcime, kurse te Bashkimi u dallua Endrit Hysenagolli me 24 pikë e 15 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka dhjetë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi tetë fitore dhe tetë humbje.