
Basketboll, Ylli transferon Tamas Bruce
17.7.2021 - 18:29
Golden Eagle Ylli ka vazhduar me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ylli ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka transferuar basketbollistin amerikan Tamas Bruce.
Bruce është 25-vjeçar, i gjatë 202 centimetra dhe luan afër koshit. Pas karrierës në NCAA me Aarkansas University, ai luajti në Argjentinë e Armeni.
Në janar të vitit 2020 firmosi me Lipjanin dhe kishte statistika impresive. Në tetë ndeshje luajti me mesatare prej 27,6 pikë e 12,6 kërcime. Edicionin e kaluar luajti në Tunizi.