Basketboll: Ylli mposht Trepçën në Mitrovicë

Ylli ka triumfuar ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 72-78, në kuadër të xhiros së17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë i takoi mysafirëve të cilët e fituan me rezultat 19-25.

Në 10 minutëshin e dytë u këndellen vendasit duke shkuar në pushim me shifrat 42-37.

Në periodën e tretë mysafirët ngushtuan shifrat në 47-46, por vendasit me një seri të suksesshme sërish shkëputen, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63-54. 10 minutat e fundit ishin shumë interesante dhe dramatike. Ylli duke pasur edhe bankën më të mirë rezervë dha maksimumin në periudhën e fundit, duke shkrirë epërsinë e vendasve dhe kaloi në epërsi 69-74, kurse triumfoi në fund 72-78.

Te Trepça u dalluan Ivan Koljeviq me 14 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime, Dillon Smith me 16 pikë, Toutiazarkis Stavros me 14 dhe Drilon Hajrizi me 12 pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Mitchell Ëilbekin me 24 pikë, Erjon Kastrati me 15, Valon Bunjaku me 14 dhe Gëzim Morina me 12 pikë e tetë kërcime.

Trepça ka katër fitore dhe 13 humbje, kurse Golden Eagle Ylli 11 fitore dhe gjashtë humbje.