Basketboll: Ylli mposht Prishtinën

Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Prishtinës duke e mposhtur në kryeqytet me rezultat 70-87, në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së katërt në Superligë.

Çereku i parë ishte i barabartë nga të dy skuadrat i cili përfundoi me rezultat 22-22.

Në periudhën e dytë suharekasit u treguan më efikas duke fituar me rezultat 16-22, për të shkuar në pushim me shifrat 38-44.

Perioda e tretë ishte tejet interesantë të cilën e fituan mysafirët me rezultat të ngushtë 19-21, duke treguar rezultatin në semafor pas 30 minutash 57-65 për Yllin.

Çereku i katërt i takoi mysafirëve të cilën e fituan me rezultat 13-22, për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 70-98.

Te Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 23 pikë, 12 kërcime e pesë asistime, Arian Qallaku me 16 pikë dhe Edmond Azemi me 12 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 21 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, Cody John me 20 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime dhe Samir Zekiqi me 18 pikë e pesë kërcime.

Prishtina ka një fitore dhe tri humbje, kurse Golden Eagle Ylli katër fitore dhe një humbje.