Basketboll: Vëllaznimi mposht Trepçen në Mitrovicë

Vëllaznimi ka triumfuar ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 86-91, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Çereku i parë përfundoi me rezultat të barabartë 22-22.

10 minutëshi i dytë i takoi mysafirëve të cilët e fituan me rezultat 15-26.

Çereku i tretë i takoi mitrovicasve të cilët e fituan me rezultat të ngushtë 17-16.

10 mnutëshi i fundit po ashtu i takoi vendasve me shifrat 32-27, por mysafirët fituan falë epërsisë së krijuar në çerekun e dytë, për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 86-91.

Te Trepça u dalluan Tramaine Isabell me 25 pikë, 6 kërcime e shtatë asistime dhe Mojeed Eëuosho me 21 pikë, kurse te Vëllaznimi u dalluan Cendrik Council me 30 pikë e 14 kërcime dhe Christopher Hortman me 25 pikë, 9 kërcime e 9 asistime.

Trepça ka dy fitore dhe nëntë humbje, kurse Vëllaznimi katër fitore dhe shtatë humbje.