Basketboll: Vëllaznimi mposht Trepçën në Mitrovicë

Vëllaznimi ka shënuar fitore me rezultat 68-78, ndaj Trepçës në Mitrovicë, ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen duke fituar në çerekun e parë me rezultat 11-21.

10 minutëshi i dytë po ashtu i takoi gjakovarëve të cilët e fituan me shifrat 16-19, për të shkuar në pushim me rezultatin 27-40.

Në periudhën e tretë u zhvillua lojë më interesante dhe me kthesa, por vendasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 23-16, derisa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 50-56. Mitrovicasit ngushtuan rezultatin në 55-58, por kuqezinjtë sërish shkëputen, duke mos e rrezikuar fitoren, madje kishin epërsi në 14 pikë, 62-76, për të triumfuar në fund 68:78.

Te Trepça u dalluan Stavros Toutzaiarkis me 11 pikë e 13 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Ty Nichols me 19 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, Cedric Council me 18 pikë e 13 kërcime dhe Robert Shestani me 18 pikë.

Trepça ka grumbulluar 35 pikë, derisa Vëllaznimi dy më pak, duke u renditur në vendin e fundit.