Basketboll: Vëllaznimi bëhet me trajner të ri

KB Vëllaznimi ka njoftuar se trajner i ri i kësaj skuadre do të jetë kroati Branimir Paviq.

Paviq do të zëvendësojë Ljupço Malinkovin i cili ishte shkarkuar disa ditë më parë shkaku i rezultateve të dobëta në Superligën e Kosovës.

Paviq ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën e Vëllaznimit.

Trajneri kroat do ta nisë punën e tij të enjten ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të çerekfinales së Kosovës që zhvillohet në Suahrek.

Paviq më herët ka qenë pjesë e basketbollit të Kosovës, në sezonin 2015/16, duke e drejtuar KB Pejën.