Basketboll, vajzat: Bashkimi triumfon ndaj Prishtinës në kryeqytet (Foto)

KBF Bashkimi ka triumfuar ndaj KBF Prishtinës, në kryeqytet duke e mposhtur me rezultat 74-69, ndeshje e vlefshme për xhiron e dytë në Superligën e vajzave në basketboll.

Çerekun e parë e nisi më mirë Prishtina, të cilin e fitoi me rezultat 21-19.

Edhe në çerekun e dytë triumfuan vendaset me rezultat 17-13 dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin e përgjithshëm prej 38-32.

Vashat prishtinase nuk lëshuan pe as në çerekun e tretë të cilin e fituan me rezultat 16-13.

Çereku i katërt dhe i fundit, ishte pikë kthese për prizrenaset të cilat e fituan me rezultat 29-15 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 74-69.

Më e dalluara te Prishtina ishte Era Shatri me 17 pikë.

Kurse te Bashimi më e dalluara ishe Aisha Balarabe me 23 pikë.

Pas kësaj fitore, Bashkimi regjistron dy fitore nga dy ndeshje.