Basketboll: Trepça shënon fitore minimale ndaj Vëllaznimit

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në udhëtim me rezultat të ngushtë 82-83, në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çerekun e parë e nisën vendasit më mirë duke e fituar me rezultat 13-10.

Në 10 minutëshin e dytë mysafirët u këndellen duke e fituar me rezultat 23-28, për të shkuar në pushim me epërsi 36-38.

Çereku i tretë ishte tejet interesantë të cilin e fituan vendasit me rezultat 22-19, duke treguar rezultatin në semafor pas 30 minutave 58-57 për vendasit.

10 minutat e fundit ishin vendimtar për fitoren e Trepçës të cilin e fituan me rezultat 24-26, për të triumfuar në fund me shifrat 82-83.

Te Vëllaznimi u dalluan Cedric Council me 18 pikë e 10 kërcime, Emmanuel Emogbo me 14 pikë e 14 kërcime dhe Robert Shestani me 18 pikë e 8 asistime, kurse te Trepça më i miri ishte Drilon Hajrizi me 34 pikë e 13 kërcime.

Vëllaznimi ka katër fitore dhe 14 humbje,